Rikonstruksioni i Aksidenteve

Rikonstruksioni i aksidenteve përfshin analizën shkencore dhe teknike të rrethanave të një ngjarjeje rrugore, me qëllim përcaktimin e dinamikës reale të aksidentit. Ky proces realizohet përmes përdorimit të programit profesional Virtual CRASH, i cili mundëson modelimin dhe vizualizimin tridimensional të aksidentit, bazuar në ligjet e fizikës, mekanikës së automjeteve dhe të dhëna të verifikuara nga vendngjarja.

Në kuadër të rikonstruksionit përfshihet edhe leximi dhe analizimi i të dhënave nga Event Data Recorder (EDR), përmes pajisjeve të certifikuara Bosch CDR 900 dhe Bosch CDR 500. Analiza mbulon periudhën kritike 5 sekonda para dhe 5 sekonda pas përplasjes, duke përfshirë parametra si: shpejtësia e automjetit, frenimi dhe pozicioni i pedalëve, këndet e drejtimit, aktivizimi i sistemeve të sigurisë (airbag, ABS, ESP, etj.). Të dhënat interpretohen teknikisht dhe pasqyrohen në një raport ekspertize forenzike, i cili ofron një paraqitje të qartë, të strukturuar dhe të argumentuar të aksidentit, të vlefshme për procedura gjyqësore, hetimore dhe administrative.