Ekspertiza inxhinierike e automjeteve ka për qëllim vlerësimin e gjendjes teknike të automjetit, me fokus në elementet që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë aktive dhe pasive, si dhe në sjelljen dinamike të tij gjatë aksidentit. Procesi përfshin kontrollin dhe analizën e detajuar të: sistemit të frenimit (efikasiteti, balanca, gjendja e komponentëve),sistemit të drejtimit (mekanizmi, reagimi, këndet e drejtimit), sistemit të amortizimit dhe pezullimit, gomave (gjendja, thellësia e profilit, presioni dhe konsumimi), matjen dhe dokumentimin e parametrave teknikë përkatës. Të gjitha verifikimet dhe matjet dokumentohen në një raport inxhinierik të detajuar, i cili përfshin analizën profesionale të gjendjes teknike të automjetit dhe vlerësimin e ndikimit të saj në dinamikën dhe pasojat e aksidentit. Ky raport shërben si bazë teknike e besueshme për vendimmarrje gjyqësore, sigurime dhe procese administrative.
